
SHBA mbyll bazat në Gjermani? “The Telegraph”: Trump po shqyrton tërheqjen e 35 mijë trupave

Donald Trump po shqyrton mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Gjermania dhe zhvendosjen e tyre drejt Evropës Lindore sipas asaj që shkruan media britanike “The Telegraph” e cila citon burime pranë presidentit Amerikan.
Këto burime pranë administratës republikane kanë deklaruar se Trump po shqyrton largimin e rreth 35,000 trupave ushtarak nga Gjermania – një lëvizje që mund të përkeqësojë më tej marrëdhëniet mes Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Europian . Kreu I Shtëpisë së Bardhë është shprehur i pakënaqur me qasjen e Evropës ndaj mbrojtjes dhe ka akuzuar liderët evropianë se po “shtyjnë botën drejt luftës”. Aktualisht, rreth 160,000 trupa amerikane janë të dislokuara jashtë Shteteve të Bashkuara, një pjesë e madhe e të cilëve ndodhen në Gjermani.
“Trump është i zemëruar që Evropa po e çon situatën drejt një konflikti të ri,” tha një burim pranë Shtëpisë së Bardhë. Zëdhënësi për sigurinë kombëtare, Brian Hughes, deklaroi se ndërsa nuk ka ende një njoftim zyrtar, “SHBA vazhdimisht rishikon pozicionimin e trupave të saj për t’iu përshtatur kërcënimeve aktuale ndaj interesave të saj”.
Trump po shqyrton mundësinë e zhvendosjes së trupave nga Gjermania në Hungari, një vend që ka ruajtur marrëdhënie të ngushta me Rusinë. Në një samit emergjent të BE-së në Bruksel, kryeministri hungarez Viktor Orbán bllokoi një marrëveshje për të rritur mbështetjen ndaj Ukrainës, duke sfiduar qëndrimin e pjesës tjetër të vendeve anëtare. Orbán ka kundërshtuar vazhdimisht sanksionet e BE-së ndaj Moskës.
Trump gjithashtu dëshiron të rishikojë angazhimin e SHBA në NATO, duke favorizuar ato vende që kanë rritur shpenzimet e tyre ushtarake për të përmbushur objektivin e PBB-së për mbrojtjen. Ai ka qenë kritik i ashpër ndaj vendeve anëtare që nuk kanë arritur pragun prej 2% të shpenzimeve për mbrojtjen, duke argumentuar se barra e sigurisë bie padrejtësisht mbi Shtetet e Bashkuara. Gjatë mandatit të tij të parë, Trump urdhëroi tërheqjen e afro 12,000 trupave nga Gjermania, ku ndodhen disa nga bazat më të mëdha ushtarake amerikane. Megjithatë, ky vendim u pezullua nga administrata e Joe Biden mes kritikave të ashpra nga Kongresi.
Aktualisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbi 35 mijë trupa ushtarak në Gjermani. Këta Ushtarë janë vendosur në Bashkimin Europian si pjesë e angazhimit të Washingtonit në NATO, në lidhje me operacionet ushtarake urgjente si dhe për mbrojtjen e Europës nga kërcënimet e Rusisë.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128