Shcholz flet në telefon me Putinin pas 2 vitesh, çfarë biseduan dy liderët

Lideri gjerman dhe Putin kanë zhvilluar bisedën e parë të drejtpërdrejtë që nga viti 2022
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Vladimir Putin folën në telefon për një orë pasditen e sotme, ka thënë një burim i qeverisë gjermane.
Scholz dhe presidenti rus folën për herë të fundit drejtpërdrejt në dhjetor 2022, tha qeveria.
Nuk janë dhënë më shumë detaje në lidhje me përmbajtjen e bisedës.
Është e vështirë të vlerësohet rëndësia e bisedës derisa të dimë më shumë për atë që u diskutua në të vërtetë, megjithëse ky komunikim vjen mes spekulimeve në rritje se një presidencë e Trump në SHBA mund të çojë në negociata për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Siç raporton Rel, zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha se Scholzi e dënoi “luftën agresore të Rusisë” kundër Ukrainës, gjatë bisedës së tyre telefonike, dhe i kërkoi Putinit t’i japë fund asaj duke i tërhequr trupat ruse që e pushtuan vendin fqinj në shkurt 2022.
Këtë bisedë telefonike e ka kritikuar presidenti ukrainas, Volodymir Zelenskyy. Ky i fundit ka thënë se telefonata i shërben Putinit “për të vijuar represionin e brendshëm në Rusi dhe luftimet në Ukrainë”./Sky News/
-
-
Deschamps: Mbappe është në një situatë të vështirë
15 Nëntor, 16:35
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


