Shefi i KiE: Reformimi i Konventës Evropiane për migrantët rrezikon të drejtat e njeriut

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës (KiE), Alain Berset, ka paralajmëruar se rishikimi i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) me synim reformimin e mbrojtjeve për migrantët mund të hapë rrugën për heqjen dorë nga të drejtat e njeriut edhe në fusha të tjera. Në një intervistë për Euronews, ai tha se një hap i tillë mund të krijojë një precedent të rrezikshëm.
Deklaratat e Berset vijnë pas thirrjeve nga disa shtete anëtare të organizatës me seli në Strasburg, institucioni kryesor evropian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për më shumë fleksibilitet në menaxhimin e migracionit. Këto thirrje fokusohen veçanërisht te deportimi i kriminelëve të huaj dhe migrantëve të parregullt.
Në maj 2025, nëntë vende të Bashkimit Evropian nënshkruan një letër të hapur duke kërkuar një shqyrtim të Konventës, nismë që mori mbështetje të gjerë brenda Këshillit të Evropës.
Megjithatë, Berset theksoi se një rishikim i tillë mund të minojë themelet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ai bëri të ditur se në bisedimet me vendet që mbështesin ndryshimet, përfshirë Belgjikën, Danimarkën dhe Mbretërinë e Bashkuar, ka kërkuar maturi dhe kujdes.
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse vendet e tjera mund të jenë gati të nisin diskutime të ngjashme për të drejta të tjera. Dhe atëherë ndoshta nuk do të biem dakord për to,” u shpreh Berset.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128