Tatimet shtyjnë deri më 20 shkurt afatin për deklarimin e inventarit

5 Shkurt 2026, 16:08 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Tatimet shtyjnë deri më 20 shkurt afatin për deklarimin e

Administrata Tatimore informoi sot se afati për deklarimin e inventarit analitik të vitit 2025 është shtyrë deri më 20 shkurt 2026.

Kjo shtyrje vjen si pasojë e disa problemeve teknike të evidentuara në sistemin SelfCare, të cilat kanë krijuar vështirësi në deklarimin nga ana e tatimpaguesve.

Për të garantuar përmbushjen e saktë dhe korrekte të këtij detyrimi ligjor, tatimpaguesve u është dhënë një afat shtesë për deklarimin e inventarit.

Inventari duhet të pasqyrojë të dhëna të detajuara mbi lëndën e parë, produktet e gatshme dhe mallrat për rishitje, duke përfshirë njësinë, sasinë, çmimin dhe vlerën përkatëse.

Deklarimi kryhet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia”, duke u ngarkuar me emërtimin “Inventari 31.12.2025”, brenda datës 20 shkurt.

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që të shfrytëzojnë afatin e ri dhe të përmbushin këtë detyrim ligjor brenda kohës së përcaktuar, me qëllim shmangien e verifikimeve në vend dhe aplikimit të penaliteteve përkatëse. 

Po ndodh...

ide