Tre motrat e mitura hidhen nga kati i nëntë i pallatit pasi babai i mori telefonin, letra e fundit e tyre: Koreanët janë jeta jonë, ju s’na ndani dot

5 Shkurt 2026, 14:12 / BOTA ALFA PRESS

Tre motrat e mitura hidhen nga kati i nëntë i pallatit pasi babai i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku tre motra të moshës 12, 14 dhe 16 vjeçe u hodhën nga kati i nëntë i ndërtesës në Ghaziabad.

Siç bën me dije “Press Trust of India”, të tre motrat u hodhën nga banesa pasi babai i kishte ndaluar përdorimin e telefonit.

Vajzat thuhet se ishin të varura nga një lojë online dhe kohët e fundit u është mohuar qasja në telefonat e tyre.

Hetimet thonë së është shfaqur gjithashtu mundësia e një sfide ekstreme online.

Vajzat, të cilat thuhet se ishin “të fiksuara” me kulturën koreane, lanë një shënim vetëvrasjeje prej tetë faqesh. “Babi, na vjen keq, Koreja është jeta jonë, Koreja është dashuria jonë më e madhe, pavarësisht se çfarë thua, nuk mund ta heqim dorë. Kështu që po vrasim veten”, shkruhej në letër.

Babai i vajzave shtoi se në letër, vajzat shkruan gjithashtu: “Ju u përpoqët të na distanconit nga koreanët, por tani e dini sa shumë i duam ata.”

“Gjatë ditëve të fundit, atyre u është mohuar qasja në telefonat celularë, një kufizim që duket se i ka prekur ato”, tha Zëvendës Komisioneri i Policisë Nimish Patel.

 

Po ndodh...

ide