“Bën çdo lloj pune që doni ju”/ Dosja “Epstein”, publikohet email-i ku rekomandohet një shqiptare: Keni edhe video, por ka një problem…

5 Shkurt 2026, 14:38 / AKTUALITET ALFA PRESS
“Bën çdo lloj pune që doni ju”/ Dosja

Një email i përfshirë në dosjen e njohur të Jeffrey Epstein, e bërë publike nga drejtësia amerikane, përmend përzgjedhjen e disa vajzave të reja për punë, mes të cilave edhe një vajzë shqiptare.

Dokumenti mban datën 29 mars 2017 dhe është pjesë e materialeve të sekuestruara dhe të administruara nga autoritetet amerikane në kuadër të hetimeve ndaj Epstein.

Në email flitet për “kandidatët kryesorë” dhe për mënyrën se si ata i prezantohen një personi tjetër për vlerësim.

Në tekst përshkruhet një vajzë ruse, 21 vjeçe, me fokus jo vetëm te arsimi dhe statusi i vizës së punës në SHBA, por edhe te pamja e jashtme dhe gatishmëria për të bërë “çfarëdo që i kërkohet”.

Në të njëjtin email përmendet edhe një vajzë shqiptare, për të cilën thuhet se “do të bënte çdo lloj pune”, por që nuk preferohet për shkak të “komplikimeve me dokumentet”.

Në email përmendet gjithashtu ekzistencën e videove të kandidateve.

“Kandidatë të tjerë janë gjithashtu në kërkim, por nuk jetojnë në Nju Jork. Vajza shqiptare do të bëjë gjithashtu të gjitha llojet e punëve që dëshironi ju të bëjë. Por ajo është shumë e ndërlikuar për sa i përket dokumenteve. Ke videon për ty”, thuhet në emailin pjesë e dosjes.

Po ndodh...

ide