Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

5 Shkurt 2026, 15:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në fshatin Çërragë të Belshit, ku një grua humbi jetën në rrethana tragjike pas një sulmi nga qeni i kunatit të saj, është arrestuar ky i fundit. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet G. A., 68 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, Emine Agolli, 65 vjeçe, u kafshua në këmbë nga qeni, duke pësuar gjakderdhje të rëndë. Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, ajo nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 68 vjeç, pasi dje, qeni që ai mbante, ka kafshuar shtetasen E. A., 65 vjeçe (bashkëshortja e vëllait të tij), e cila për pasojë ka humbur jetën.”, sqaron policia.

Po ndodh...

ide