Siria vret një anëtar të lartë të ISIS-it dhe arreston një tjetër
25 Dhjetor 2025, 23:49 / BOTA

Autoritetet siriane njoftuan sonte se kishin vrarë një anëtar të lartë të grupit Shteti Islamik dhe kishin kapur një anëtar tjetër të së njëjtës organizatë në operacione të reja pranë kryeqytetit Damask, në bashkëpunim me koalicionin e udhëhequr nga SHBA.
“Operacioni rezultoi në neutralizimin e terroristit Mohammad Shahada, i njohur si ” Abu Omar Shaddad “, i cili konsiderohet një nga udhëheqësit e shquar të ISIS në Siri”, shtuan autoritetet siriane.
Mediat e huaja shkruajnë se, Ministria e Brendshme Siriane raportoi gjithashtu se forcat e sigurisë në koordinim me forcat e koalicionit ndërkombëtar arrestuan udhëheqësin e një organizate terroriste.
Ai ishte i lidhur me ISIS, në një zonë tjetër pranë Damaskut dhe sekuestruan armë dhe municione.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
