"Situata është duke lëvizur shpejt", Britania e Madhe mirëpret rënien e regjimit të Asaad-it

Britania e Madhe mirëpret raportet se regjimi i Asaad ka rënë në Siri, tha sot zëvendëskryeministrja Angela Rayner.
“Qeveria britanike kishte punuar për të evakuuar qytetarët e Britanisë së Madhe përpara se situata të arrinte pikën e krizës”, shtoi Rayner.
Gjatë natës, një ofensivë rebele mori kontrollin e Damaskut, kryeqytetin sirian, dhe presidenti Bashar Assad raportohet të ketë ikur.
“Situata është duke lëvizur shpejt, tha Rayner për BBC në “Sunday With Laura Kuenssberg”, mes raporteve për arratisjen e udhëheqësit sirian.
“Nëse regjimi i Asaad ka rënë, atëherë unë e mirëpres këtë lajm, por ajo që duhet të shohim është një rezolutë politike në përputhje me rezolutat e OKB-së”, tha ajo.
“Ne duhet të shohim civilët dhe infrastrukturën të mbrojtur, shumë njerëz kanë humbur jetën, ne kemi nevojë për stabilitet në atë rajon”, theksoi Rayner.
Po ndodh...
ide
Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
