A duhet të kandidojë Berisha? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

17 Mars 2026, 22:02 / POLITIKË ALFA PRESS

A duhet të kandidojë Berisha? Salianji: Të respektojë nenin

Ervin Salianji, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, komentoi vendimin e Sali Berishës për të kandiduar për kreun e Partisë Demokratike.

“Unë jam për këtë gjë: nëse ka farsë, për çfarë bën zgjedhje? Unë jam për t'u respektuar neni 46, i cili nuk është shkruar nga unë, por është shkruar nga zoti Berisha. T'i referohemi nenit, të respektojmë rregullat që janë vendosur në statut. Se pyetja që kam unë është kjo: A e bën zoti Berisha Partinë Demokratike fituese apo jo? Dhe e dyta, a duhet të respektojë një rregull që e ka vendosur vetë apo jo? Pra, nuk është çështje emrash, është çështje parimi. Parimi është i shkruar në statutin e partisë, që duhet të respektohet. Çfarë t'ju them më shumë…”, tha Salianji.

Sipas tij, “vendoset në rregullat e garës dhe e përcakton votuesi se cili është drejtuesi i partisë”.

“Nuk e përcakton dëshira e askujt. Po të jetë me nostalgji, se nuk dua të bëj krahasime tani, por i bie vdiq Enveri dhe përfundoi Shqipëria. Jo, vazhdon jeta”, shtoi Salianji.

Po ndodh...

ide