“Turp i madh për Gonzaton, avokat i Ramës”/ Delegacioni i BE-së reagon për sulmet e Berishës: Kreu i PD spekulon
Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar ditën e sotme në lidhje me sulmet e jreut të PD ndaj ambasadorit të BE në Tiranë. Berisha ditën e djeshme deklaroi se Silvio Gonzato është avokat i Edi Ramës dhe se mashtron në Bruksel për PD-në..
Në mbledhjen e djeshme të kryesisë, Berisha u shpreh se Gonzato ka mashtruar në Bruksel, duke thënë se axhenda e PD është MAGA dhe jo integrimi i Shqipërisë në BE.
Në një prononcim për Report.Tv, i pyetur në lidhje me deklaratën e Berishës, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë është shprehur se nuk komentojnë spekulimet.
Fjala e Berishës në lidhje me shefin e Delegacionit të BE-së në Tiranë:
Çfarëdo që të bëjmë ne, ambasadori i BE në Tiranë, në Bruksel sillet në mënyrë absolute sikur të jetë ambasadori i Edi Ramës në Bruksel. Dhe unë, duke shprehur keqardhjen time më të thellë, u bëj thirrje vendeve anëtare të informohen direkt nga përfaqësitë e tyre, parlamenteve të vendeve anëtare të dërgojnë misione faktmbledhëse, sepse të shpallësh AKSHI-n problem kulturor të shqiptarëve në Bruksel, siç ka bërë zoti Gonzato, ky është shërbimi më i keq që u bën shqiptarëve dhe unë i them atij zotërie se pengmarrje nuk është kulturë e shqiptarëve. Dhe është një fyerje e rëndë që u bëhet shqiptarëve.
Ky zotëri përpiqet të mjegullojë qëndrimet e PD-së në procesin e integrimit. E ka bërë dhe vazhdon ta bëjë ai këtë. Tani unë do t’i them po këtu, forca jonë politike është forca që ka firmosur të gjitha marrëveshjet në procesin e integrimit, ka marrë rekomandimin e statusit të kandidatit që e ka bllokuar Edi Rama me tre ligjet, dhe përveç hapjes së negociatave, çdo marrëveshje tjetër.
Gënjeshtra e dytë e madhe e tij në komunitetin ndërkombëtar për PD-në është se axhenda jonë është MAGA. Axhenda jonë, në qoftë se kishim vendosur të ishte MAGA, ne nuk fshihnim asgjë, axhenda jonë është integrimi i Shqipërisë në BE. Kjo histori e turpshme mashtrimi filloi me një trillim të padëgjuar ndonjëherë se Donald Trump kur erdhi LaCivita ka ardhur me një cek 9 miliardë dollarë për të bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE dhe kjo është qarkulluar në nivelet më të larta. Turp më i madh.
Po ndodh...
ide
Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128