Sondazhi i ‘Edison Research’: Tre të katërtat e votuesve thonë se demokracia është nën kërcënim! Ja temat që shqetësojnë mbështetësit e Harris dhe Trump
Gati tre të katërtat e votuesve në zgjedhjet presidenciale të së martës (5 Nëntor), thonë se demokracia amerikane është nën kërcënim, sipas sondazheve paraprake kombëtare nga Edison Research.
Këto shifra kanë reflektuar ankthin e thellë me të cilin përballet kombi pas një fushate kontestuese midis demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump, raporton Reuters.
Demokracia dhe ekonomia renditen deri tani si çështjet më të rëndësishme për votuesit, me rreth një të tretën e të anketuarve që përmendin secilën, të ndjekur nga aborti dhe imigracioni me 14% dhe 11%, treguan të dhënat. Sondazhi tregoi se 73% e votuesve besonin se demokracia ishte në rrezik, kundrejt vetëm 25% që thanë se ishte e sigurt.
Të njëjtin sondazh ka publikuar edhe CNN, duke trajtuar përqindjet e votuesve të secilit kandidat dhe shqetësimin kryesor të tyre.
Për më shumë se gjysmën e votuesve të Kamala Harris, 56%, demokracia është çështja kryesore në lojë, e ndjekur nga aborti (21%), ekonomia (13%), politika e jashtme (3%) dhe emigracioni (2%).
Prioritete shumë të ndryshme për votuesit e Donald Trump, 51% e të cilëve përmendën ekonominë si çështjen më të rëndësishme, të ndjekur nga imigracioni (20%), demokracia (12%), aborti (6%) dhe politika e jashtme (4%).
Paparashikueshmëria, prova e pavarësisë së drejtësisë
ide
Socialistët edhe sikur të mos ekzistonte ‘Sali Berisha’, do duhet ta shpiknin atë
Një idiotizëm i ri politik: “grusht shteti” i qeverisë kundër opozitës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128