Sot takimi vendimtar në Stamboll! Ukraina kërkon paqe pa kushte, Rusia dërgon delegacionin për raundin e dytë
Raundi i dytë i bisedimeve midis delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës pritet të zhvillohet sot në Stamboll, ndërsa të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Delegacioni rus është nisur tashmë drejt Turqisë, ndërsa Ukraina ka deklaruar se do të jetë e pranishme në takim, i cili vjen si propozim nga pala ruse.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një postim në Telegram, bëri me dije se ka diskutuar qëndrimet e Kievit me ekipin e tij përpara nisjes së delegacionit drejt bisedimeve. Ai theksoi se synimet kryesore të Ukrainës mbeten të pandryshuara: arritja e një armëpushimi të menjëhershëm dhe pa kushte, lirimi i të burgosurve dhe kthimi në atdhe i fëmijëve që, sipas Kievit, janë deportuar në Rusi.
Delegacioni ukrainas do të udhëhiqet sërish nga Ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, ashtu si në raundin e parë të bisedimeve që u mbajt në maj.
Zelensky theksoi gjithashtu rëndësinë e organizimit të një takimi në nivel të lartë, si hap i nevojshëm për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme dhe të besueshme.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
