Takimi Meloni-Macron në Romë: Diskutime për Ukrainën, marrëdhëniet transatlantike dhe krizën në Lindjen e Mesme

U përmbyll vonë këtë të martë në mbrëmje takimi mes kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, dhe presidentit francez Emmanuel Macron, i zhvilluar në Pallatin Chigi në Romë.
Bisedimet mes dy liderëve zgjatën rreth tre orë, pas së cilave vijuan me një darkë joformale.
Ndërsa përshëndeste fotografët që fiksuan momentin e takimit të tyre me shtrëngim duarsh, Meloni u shpreh me buzëqeshje: “Sonte shoh që prania juaj është masive, siç i takon rasteve të rëndësishme.”
Sipas burimeve diplomatike, temat kryesore të takimit ishin situata në Ukrainë dhe qëndrimi i përbashkët i Evropës, marrëdhëniet euroatlantike, si dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Mediat italiane theksojnë se takimi u organizua për të zbutur mosmarrëveshjet midis Romës dhe Parisit, të cilat kanë dalë në javët e fundit.
Takimi iu referua në veçanti strategjisë që mund të çojë në një paqe të qëndrueshme dhe të përhershme në Ukrainë, por edhe marrëdhënies më të përshtatshme midis Evropës dhe administratës Trump, me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në lidhje me tarifat tregtare.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


