
Teherani kërkon heqjen e sanksioneve për shkak të programit bërthamor

Çështja bërthamore mbetet qendrore për Iranin, por Irani nuk po kërkon një armë bërthamore dhe, për këtë arsye, ne kërkojmë nga ndërkombëtarët që të vazhdojnë negociatat për të kapërcyer regjimin e sanksioneve, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Majid Takht-Ravanchi.
”Çështja bërthamore është shumë e rëndësishme për ne”, sqaron zëvendësministri, i cili është edhe kryenegociator për këtë dosje.
”Irani si anëtar i NPT-së (Traktatit të Mospërhapjes) ka një sërë detyrash dhe angazhimesh, por edhe të drejta dhe përfitime. Në vitet e fundit asnjëherë nuk na është lejuar të përfitojmë prej tyre, në të vërtetë janë miratuar sanksione të shumta kundër Iranit”, shtoi ai.
”Nga OKB-ja, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane ne e kemi thënë që në fillim, ne nuk jemi në kërkim të armëve bërthamore në mënyrë që në kuadër të Marrëveshjes Bërthamore të hiqen sanksionet dhe tani ne themi se jemi të gatshëm për dialog dhe për të përmbushur angazhimet tona sipas kësaj marrëveshjeje dhe në këmbim kërkojmë heqjen e sanksioneve”, shtoi ai.
”Në muajt e fundit kemi pasur dy raunde negociatash. Ne jemi ende të gatshëm të vazhdojmë dialogun me këto vende, por duam që ai të jetë një dialog që duhet të ketë objektiva”, përfundoi ai.
-
-
Greqia do të kufizojë internetin për fëmijët
30 Dhjetor, 21:50

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128