Temperatura tepër të larta brenda makinës, policia thyen xhamin për ta shpëtuar foshnjen e bllokuar
28 Qershor 2025, 19:23 / BOTA
Pamje tronditëse të kamerave trupore kanë dokumentuar momentin kur policia në Kaliforni shpëtoi një foshnjë të lënë vetëm brenda një makine të mbinxehur në qytetin Corona, më 17 qershor.
Fëmija u gjet në sediljen e pasme, në një automjet të fikur dhe me dritare të mbyllura, ndërsa temperatura në brendësi kishte arritur në 43°C. Oficerët përdorën një levë për të thyer xhamin e shoferit dhe nxituan ta ndihmonin të voglin, duke e freskuar dhe qetësuar menjëherë.
Identiteti i prindërve nuk është bërë publik dhe nuk dihet sa kohë foshnja qëndroi vetëm. Policia publikoi videon për të ndërgjegjësuar qytetarët për rrezikun vdekjeprurës të lënies së fëmijëve në makina gjatë temperaturave të larta.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
