Tornado dhe stuhi në SHBA, raportohet për gjashtë të vdekur
10 Dhjetor 2023, 08:50 / BOTA

Moti i keq ka ‘mbërthyer’ SHBA-në. 6 persona kanë humbur jetën pasi tornadot dhe stuhitë e forta shpërthyen në disa pjesë të Tenesit.
Ndërtesat u shndërruan në rrënoja dhe komunitetet u zhytën në errësirë kur moti ekstrem goditi pjesë të shtetit jugor të SHBA.
Ndërkohë, tre nga vdekjet u raportuan në një periferi veriore të Nashville, kryeqyteti i shtetit. Raportohet se dy të rritur dhe një fëmijë humbën jetën qytetin e Clarksville, rreth 50 milje (80.4 km) në veri-perëndim.
Joe Pitts, kryetari i bashkisë së qytetit, ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme, duke përfshirë një shtetrrethim në orën 21:00, i cili do të vazhdojë deri ditën e dielë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
