
Trondit Elon Musk: Duan të më vrasin!


Elon Musk ka pohuar se aktivistë të krahut të majtë po komplotojnë për ta vrarë atë dhe për të dëmtuar Teslën me qëllim që të ndalin përpjekjet e tij për të reduktuar shpërdorimet dhe korrupsionin në qeverinë federale të SHBA. Një seri sulmesh të dhunshme kanë vënë në shënjestër makinat dhe koncesionarët e Teslës përmes vandalizmave dhe zjarrvënieve.
Miliarderi i teknologjisë aktualisht shërben si këshilltar i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe ka mbikëqyrur shkurtimet e buxhetit dhe zvogëlimin e fuqisë punëtore federale, përfshirë ato të realizuara përmes Departamentit të sapoformuar të Efiçiencës Qeveritare (DOGE). Kritikët e kanë akuzuar Musk-un për masa të rrepta kursimi, ndërsa mbështetësit e tij argumentojnë se këto lëvizje janë të nevojshme për të frenuar shpërdorimet e qeverisë.
Reagimi kundër veprimeve të Musk-ut është përshkallëzuar javët e fundit, me protesta dhe sulme ndaj pronave të lidhura me Teslën. Një sulm ndaj një qendre riparimi të Teslës në Las Vegas përfshiu përdorimin e koktejeve Molotov dhe shkaktoi dëme në të paktën pesë automjeteve Tesla. Autoritetet raportuan se dy makina u përfshinë plotësisht nga flakët, ndërsa të tjerat u qëlluan me armë zjarri. Zyrtarët e rendit kanë deklaruar se po e trajtojnë çështjen me seriozitet, edhe pse ende nuk ka të dyshuar të identifikuar.
Duke folur për Fox News të hënën, Musk dënoi sulmet, duke i cilësuar ato si “të çmendura” dhe duke sugjeruar se nuk janë raste të izoluara, por një përpjekje e koordinuar kundër tij dhe Teslës.
“Ata duan të më vrasin sepse po i ndal shpërdorimet e tyre dhe duan të dëmtojnë Teslën sepse po ndalojmë keqmenaxhimin dhe korrupsionin në qeveri,” tha Musk për Fox News. Ai gjithashtu vuri në dyshim burimin e sulmeve, duke pyetur: “Kush po i financon dhe kush po i koordinon këto? Sepse kjo është e pabesueshme. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë.”
Me gjithë kërcënimet, Musk mbetet i vendosur. Ai ka deklaruar se reagimi i ashpër është një dëshmi se politikat e tij dhe të Trump-it po funksionojnë dhe se intensiteti i kundërshtimeve tregon se po tronditin interesa të caktuara. Protestat kundër Musk-ut kanë vazhduar në të gjithë SHBA, me demonstrues që kritikojnë lidhjet e Teslës me administratën. Disa aktivistë kanë ndërmarrë masa ekstreme, duke shënjestruar madje edhe klientët e Teslës. Një fushatë e fundit online, e lidhur me grupin “DogeQuest”, ka krijuar një hartë interaktive për doxing, duke ekspozuar adresat e pronarëve të makinave Tesla dhe duke u bërë thirrje aktivistëve që t’i vandalizojnë ato me bojë spraj.
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA, Pam Bondi, ka dënuar përshkallëzimin e dhunës, duke i quajtur sulmet ndaj Teslës dhe bashkëpunëtorëve të saj “asgjë më pak se terrorizëm i brendshëm”. Ajo është zotuar të ndjekë penalisht përgjegjësit dhe ka paralajmëruar se sulme të mëtejshme mund të çojnë në akuza federale./Business-Standard – Syri.net

ide

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128