TRONDITËSE/ 40-vjeçari përdhunon të miturën në stacionin e autobusit

27 Tetor 2024, 19:00 / BOTA ALFA PRESS

TRONDITËSE/ 40-vjeçari përdhunon të miturën në
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolzano, Itali, ku një adoleshente është përdhunuar teksa priste autobusin në stacion.

Sipas mediave fqinje, mësohet se ngjarja e rënë ka ndodhur dy ditë më parë, mbrëmjen e 25 tetorit. Një burrë i panjohur i është afruar 14-vjeçares teksa ajo po priste në stacion, dhe e ka pyetur për ta udhëzuar për drejtimin e rrugës.

Ajo ka nisur t’i përgjigjej pyetjeve të tij, por më pas situata ka agravuar deri në përdhunimin e saj. Ajo ka tentuar të largohet prej tij duke vrapuar, por ai e ka arritur ta kapë dhe ta tërheq zvarrë në disa shkurre dhe e ka përdhunuar.

E mitura ka bërtitur për ndihmë, por fatkeqësisht, askush nuk e dëgjoi pasi zona ishte mjaft e izoluar. Pas pesëmbëdhjetë minutash, 14-vjeçarja ka arritur të çlirohet nga sulmuesi i saj, duke e goditur dhe duke bërë që ai të rrëzohet. Më pas ajo ka ikur dhe ka kërkuar ndihmë nga një kalimtar i rastit, një banore e lagjes, i cili ka telefonuar menjëherë policinë.

Gruaja ka pritur të mbërrijë policia bashkë me 14-vjeçaren e përlotur dhe e tronditur. Policia ka arritur të vërë në pranga autorin, i cili është kapur në një stacion autobusi pranë vendit ku kishte abuzuar me të miturën, në tentativë për tu larguar në qendër të qytetit.

E reja është dërguar në spital për mjekim, ndërsa dhunuesi i saj është shoqëruar në komisariat. Nga kontrollet rezultoi se ishte një 40-vjeçar me origjinë pakistaneze, me banim në Bolzano.

Të shtunën e datës 26 tetor, pas një nate në qeli, sulmuesi u dëgjua nga gjyqtari, i cili vërtetoi arrestimin dhe vendosi masën e sigurisë në burg, duke pasur parasysh mundësinë e arratisjes dhe përsëritjes së krimit.

Po ndodh...