Trump i prerë: E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gaza është që Hamasi të dorëzohet

31 Korrik 2025, 16:55 / BOTA ALFA PRESS

Trump i prerë: E vetmja mënyrë për t’i dhënë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se zgjidhja më e shpejtë për krizën humanitare në rajon e Gazës është dorëzimi i menjëhershëm i Hamasit dhe lirimi i pengjeve.

“Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gaza është që Hamasi të dorëzohet dhe të lirojë pengjet”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.

Ndërkohë, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem.

Witkoff mbërriti në Izrael të enjten, një javë pasi SHBA-të u tërhoqën nga bisedimet për armëpushim në Gaza, duke akuzuar Hamasin për “besim të keq” në negociata.

 

Po ndodh...