
Trupi i prodhonte alkool, shoferi lirohet nga akuza se drejtonte makinën i dehur

Një burrë belg u lirua nga akuza për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur të hënën, sepse ai vuan nga sindroma e auto-birrarisë (ABS), një gjendje e rrallë ku trupi prodhon alkool , tha avokati i tij.
Anse Ghesquiere i tha Reuters se në “një rastësi tjetër fatkeqe” klienti i saj punon në një fabrikë birre, por tre mjekë që e ekzaminuan në mënyrë të pavarur konfirmuan se ai vuante nga ABS.
Gjykata e policisë së Bruges, e cila e liroi të pafajshmin, nuk iu përgjigj menjëherë një emaili nga Reuters.
Lisa Florin, biologe klinike në spitalin belg AZ Sint-Lucas, shpjegoi se njerëzit me këtë gjendje prodhojnë të njëjtin lloj alkooli si ai në pijet alkoolike, por që në përgjithësi i ndjejnë më pak efektet e tij.
Ajo shtoi se njerëzit nuk lindin me ABS, por mund ta marrin atë kur tashmë vuajnë nga një sëmundje tjetër e lidhur me zorrët.
-
-
Zvicra zhbllokon asete ruse me vlerë mbi 300 mln euro
23 Prill, 18:38 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128