Udhëheqësit e BE-së mbështesin Ursula von der Leyen për mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian

28 Qershor 2024, 07:49 / BOTA ALFA PRESS

Udhëheqësit e BE-së mbështesin Ursula von der Leyen për

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së kanë mbështetur kandidaturën e Ursula von der Leyen si presidente e Komisionit Evropian për një mandat të dytë pesë-vjeçar, sipas tre diplomatëve të BE-së.

Von der Leyen, një politikane gjerman, është anëtare e Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë. Në hapin e radhës, von der Leyen do të duhet të fitojë miratimin e shumicës së anëtarëve të parlamentit evropian.

Udhëheqësit emëruan gjithashtu António Costa, ish-kryeministrin socialist portugez, si presidentin e ardhshëm të Këshillit Evropian.

Jam i lumtur që jam këtu sot me Ursula von der Leyen dhe Kaja Kallas dhe së shpejti do të jem pjesë e këtij ekipi”, tha Costa.

Gjithashtu u përzgjodh Kaja Kallas, kryeministrja aktuale të Estonisë, partia e së cilës është anëtare e grupimit liberal, Renew Europe, për të zëvendësuar Josep Borrell si përfaqësuesin e lartë të BE-së për çështjet e jashtme.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni abstenoi për von der Leyen dhe votoi kundër Costa dhe Kallas. Ndërsa kryeministri hungarez Victor Orban votoi kundër kandidaturës së von der Leyen.

 

Po ndodh...