Ukraina godet tubacionin që transporton naftë ruse në Hungari dhe Sllovaki

Ukraina goditi ditën e sotme tubacionin e naftës “Druzba” në rajonin Tambov, në Rusinë qendrore, sipas një burimi pranë shërbimit ushtarak të sigurisë së Ukrainës (GUR).
Ky është sulmi i pestë ukrainas ndaj tubacionit që furnizon me naftë ruse Hungarinë dhe Sllovakinë, raportoi Reuters.
Hungaria dhe Sllovakia vazhdojnë të importojnë produkte energjetike nga Rusia, edhe pas shkëputjes së pjesës tjetër të vendeve të BE-së nga energjia ruse pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.
Mediat ukrainase raportuan se në sulm u përdorën eksplozivë të aktivizuar në distancë me telekomandë. Kompania sllovake e menaxhimit të tubacionit dhe kompania hungareze e naftës e gazit njoftuan më vonë gjatë ditës se furnizimi përmes “Druzba”-s po vijon normalisht.
Nga pala ruse nuk pati komente. Ukraina e ka goditur tubacionin një herë në mars, dy herë në gusht dhe një herë në shtator të këtij viti.
Kievi thotë se sulmet ndaj objektivave energjetikë janë përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse në Ukrainë dhe synojnë të dobësojnë përpjekjen e përgjithshme ushtarake të Moskës.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
