Vdekja e Aleksei Navalny, reagon Blinken: Rusia është përgjegjëse

Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken ka reaguar pas vdekjes në burg të opozitarit rus Aleksei Navalny.
Nga Mynihu ku ndodhet për Konferencën e Sigurisë, Blinken fajësoi regjimin e Putinit duke thënë se kjo vetëm tregon dobësinë e sistemit që presidenti rus ka ndërtuar.
“Më së pari, nëse këto raportime janë të vërteta, zemrat tanë janë me bashkëshorten dhe familjen e tij.
Përtej kësaj, vdekja e tij në një burg rusi dhe izolimi dhe frika ndaj një njeriu të vetëm shënjon dobësinë dhe kalbësinë e sistemit që Putin ka ndërtuar. Rusia është përgjegjëse për këtë.
Ne do të flasim edhe me vende të tjera lidhur me Alexei Navalny, veçanërisht nëse këto raportime qëllojnë të vërteta", tha Blinken.
Udhëheqësi i opozitës ruse Aleksei Navalny ndërroi jetë këtë të premte, 16 shkurt, në ambientet e burgut, ku ishte transferuar në Arktik.
Navalny ishte një aktivist kundër korrupsionit, i cili u bë figura kryesore e opozitës kundër Vladimir Putinit në Rusi, duke organizuar protesta kundër Kremlinit.
Navalny u arrestua në vitin 2021, pasi u shërua nga një tentativë helmimi që ishte e lidhur me shërbimin e sigurisë FSB të Moskës.
Vdekja e raportuar e Navalany vjen pak para zgjedhjeve presidenciale të Rusisë, të vendosura për t’u mbajtur më 17 mars, ku Putin besohet gjerësisht për të fituar një mandat të pestë në një lëvizje që mund ta shohë atë të mbajë pushtetin të paktën deri në vitin 2030.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128






