Vdekja e Alexei Navalny, reagon OKB: Të tmerruar nga ky lajm! Të bëhet hetim nga një organ i pavarur

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë se është “e tmerruar” nga vdekja e raportuar e Alexei Navalny, duke shtuar se ajo duhet të hetohet nga një organ i pavarur.
Në një deklaratë të lëshuar në Gjenevë, zyra e OKB-së tha se kishte ngritur vazhdimisht shqetësime për burgosjen e Navalny, i cili “dukej si arbitrar”.
Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk bëri thirrje publikisht për lirimin e tij verën e kaluar, duke thënë se dënimi i tij i gjatë tregonte se Rusia po përdorte sistemin gjyqësor për qëllime politike.
“Nëse dikush vdes në paraburgim të shtetit,” shton deklarata e OKB-së, “prezumimi është se shteti është përgjegjës.”
Ai shton se kjo “përgjegjësi mund të kundërshtohet vetëm nëpërmjet një hetimi të paanshëm, të plotë dhe transparent të kryer nga një organ i pavarur”.
-
-
Von der Leyen: Vdekja e Navalnyt, lajm i tmerrshëm
16 Shkurt, 17:38 -
Nëna e Navalnyt: Ishte i shëndetshëm 4 ditë më parë
16 Shkurt, 17:28
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



