VIDEO/ Furnizonte Hungarinë dhe Sllovakinë me naftë, Ukraina bombardon tubacionin rus në Druzhba!

3 Dhjetor 2025, 15:17 / BOTA ALFA PRESS

VIDEO/ Furnizonte Hungarinë dhe Sllovakinë me naftë, Ukraina

Ukraina goditi tubacionin e naftës Druzhba, në rajonin Tambov të Rusisë qendrore.

Lajmi u bë me dije nga një burim pranë shërbimit të sigurisë ushtarake të Ukrainës (GUR). Ky është sulmi i pestë ukrainas ndaj tubacionit që furnizon me naftë ruse Hungarinë dhe Sllovakinë, sipas “Reuters”.

Hungaria dhe Sllovakia vazhdojnë të furnizohen me produkte energjie nga Rusia, edhe pasi vendet e tjera të Bashkimit Evropian i ndërprenë lidhjet pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Mediat ukrainase raportuan se sulmi përfshinte eksplozivë të shpërthyer nga distanca me telekomandë.

Operatori sllovak i tubacionit dhe kompania hungareze e naftës dhe gazit thanë më vonë të hënën se furnizimet përmes tubacionit Druzhba po funksiononin normalisht. Nuk pati asnjë koment nga Rusia.

Ukraina sulmoi tubacionin një herë në mars, dy herë në gusht dhe një herë në shtator të këtij viti.

Kievi thotë se sulmet e tij ndaj objektivave energjetikë në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës synojnë të minojnë përpjekjet e përgjithshme të luftës së Moskës.

Hungaria dhe Sllovakia janë pro importit të naftës ruse dhe kanë vendosur veto ndaj BE-së për nismën e bllokimit të gazit dhe naftës ruse si një sanksion për luftën në Ukrainë. Të dy shtetet cilësohen si aleate të Moskës në fushën ekonomike, pasi refuzojnë sanksionet.

Po ndodh...