Viktor Orban: Hungarezët nuk duan që ukrainasit të jenë në Bashkimin Evropian, fati i tyre është që të jetojnë pranë Rusisë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha të premten se ai nuk e mbështet anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.
“Hungarezët nuk duan që ukrainasit të jenë në Bashkimin Evropian. Edhe unë jam plotësisht dakord me këtë”, tha ai për transmetuesin shtetëror të vendit, raporton AP.
Orban, i cili shpesh ka bllokuar rrugën e Ukrainës drejt BE-së, u shpreh se fati i Ukrainës është të jetojë pranë Rusisë, një fat që Hungaria nuk dëshiron ta ndajë.
“Ne nuk duam një fat të përbashkët me ta. Fati i tyre është që të jetojnë pranë Rusisë dhe të jenë vazhdimisht në luftë me rusët. Nuk mund ta ndryshojmë këtë dhe nuk ndihmon nëse ne marrim mbi supe gjithçka nga çfarë vuajnë ata. Duam të shpëtojmë Hungarinë nga fakti që, nëse ukrainasit hyjnë në bllok, edhe ne do të jemi në luftë me rusët. E them përsëri: nëse je në të njëjtin sistem me një vend tjetër, dhe ai sulmohet, herët a vonë do të duhet të japësh ushtarë dhe ne nuk e duam këtë. Nuk duam që të rinjtë tanë të vdesin për Ukrainën”.
Ai shtoi se nuk ka nevojë të merret me mendimet e vendeve të tjera anëtare të BE-së për anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


