Vrasja e 4 ushtarëve izraelitë nga Hezbollahu, reagon Netanyahu: Do të qëndrojmë në Libanin jugor për aq kohë sa të jetë e nevojshme!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha sot se i kishte urdhëruar ushtrisë izraelite të kryente sulme të gjera ndaj dhjetëra objektivave të Hezbollahut në Liban, në përgjigje të sulmeve të natës që vranë katër ushtarë izraelitë dhe plagosën pesë të tjerë.
Në një deklaratë nga zyra e tij, Netanyahu u shpreh se reagimet ishin në përgjigje të një “sulmi kriminal” nga Hezbollahu, të cilin ai e quajti një “shkelje flagrante të armëpushimit”.
“Pas sulmit të Hezbollahut, i cili është një shkelje flagrante e armëpushimit, unë urdhërova IDF-në mbrëmë të godiste Hezbollahun me forcë”, tha ai.
Sipas kryeministrit izraelit, Forcat e Armatosura Izraelite goditën më shumë se 80 objektiva të organizatës dhe neutralizuan dhjetëra luftëtarë të saj, ndërsa pasuan operacione të reja kundër qendrave komanduese të Hezbollahut në Luginën Bekaa.
Netanyahu theksoi se Izraeli “nuk do të tolerojë sulme ndaj ushtarëve ose territorit të tij” dhe se do të vendosë një “çmim shumë të lartë” për veprime të tilla.
Ai gjithashtu përsëriti angazhimin se forcat izraelite do të qëndrojnë në zonën e sigurisë në Libanin jugor “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, me qëllim mbrojtjen e komuniteteve veriore të vendit.
Në të njëjtën linjë, Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se Forcat e Armatosura Izraelite do të vazhdojnë praninë e tyre në Libanin jugor, duke theksuar se çdo shkelje e armëpushimit nga Hezbollahu do të përballet me veprime të forta ushtarake.
“Ne nuk do të lejojmë asnjë kërcënim për ushtarët dhe qytetarët tanë”, tha ai, duke shtuar se forcat do të qëndrojnë në një zonë të gjerë sigurie nga bregu deri në malet Beaufort, me qëllim parandalimin e sulmeve dhe shkatërrimin e infrastrukturës së Hezbollahut.
Këto zhvillime vijnë ndërsa Izraeli po përballet me presion ndërkombëtar në rritje për mënyrën se si kryen operacione në Liban, me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe Zëvendëspresidentin J.D. Vance , sipas mediave ndërkombëtare, që ushtrojnë kritika jashtëzakonisht të ashpra ndaj qeverisë izraelite.
Në të njëjtën kohë, Irani këmbëngul se tërheqja e plotë e Izraelit nga Libani jugor është një kusht sipas memorandumit të mirëkuptimit që nënshkroi me Uashingtonin.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Edi
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
