
Vrau me armë zjarri kreun e kompanisë së sigurimeve shëndetësore, Prokurorja e Përgjithshme kërkon dënim me vdekje për 26-vjeçarin

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA, Pam Bondi, ka urdhëruar prokurorët federalë të kërkojnë dënimin me vdekje për Luigi Mangione, 26-vjeçarin i cili vrau drejtorin ekzekutiv të kompanisë së sigurimeve UnitedHealthcare, Brian Thompson, jashtë një hoteli në Manhattan më 4 dhjetor.
Mangione përballet me akuza të veçanta federale dhe shtetërore për vrasjen e Thompson. Akuzat federale përfshijnë vrasje me armë zjarri, e cila mbart potencialin për dënim me vdekje, sipas AP.
“Vrasja e Brian Thompson, një burri i pafajshëm dhe baba i dy fëmijëve të vegjël, nga Luigi Mangione ishte i paramenduar dhe gjakftohtë dhe tronditi Amerikën,” tha Pam Bondi në një deklaratë.
“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, kam udhëzuar prokurorët federalë që të kërkojnë dënimin me vdekje në këtë rast ndërsa ne zbatojmë axhendën e Presidentit Trump për të ndaluar krimin e dhunshëm dhe për ta bërë Amerikën përsëri të sigurt”, shtoi ajo.
Sipas prokurorëve, Mangione kishte një fletore ku shprehte armiqësinë e tij ndaj industrisë së sigurimeve dhe drejtuesve të pasur.
UnitedHealthcare është siguruesi më i madh shëndetësor në SHBA, dhe kompania kishte njoftuar se Mangione nuk ishte kurrë klient i saj.
Dënimi maksimal për akuzat civile është burgim i përjetshëm. Mangione u deklarua i pafajshëm për aktakuzën e shtetit.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128