Putin njofton vizitën e presidentit kinez në Moskë në muajin maj

1 Prill 2025, 18:36 / BOTA ALFA PRESS

Putin njofton vizitën e presidentit kinez në Moskë në muajin

Vladimir Putin ka deklaruar ditën e sotme se pret që presidenti kinez Xi Jinping të vizitojë Rusinë me rastin e festimeve të “Ditës së Fitores” në 9 maj .

“E presim në Rusi me rastin e 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike, në Luftën e Dytë Botërore. Ne do ta festojmë këtë përvjetor së bashku fitoren mbi Gjermaninë naziste dhe fitoren mbi Japoninë militariste ,” tha Putin në një takim me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi , të cilin e mirëpriti në Kremlin.

Gjatë këtij takimi, Putin shprehu kënaqësinë e tij për zhvillimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Kinës.
“Ne duam të shprehim kënaqësinë tonë për mënyrën se si po zhvillohen marrëdhëniet tona, duke përfshirë mbështetjen e drejtpërdrejtë të ministrive tona të jashtme ”, tha presidenti rus.

 

Po ndodh...