
“Porosit Lubia 1 mijë euro biftekun”- Berisha: Ku janë 12 miliardë eurot që Balluku ka shpenzuar për infrastrukturën? Ndërton 1 km rrugë me kosto 10 herë më të lartë

Kryedemokrati Sali Berisha teksa akuzoi Belinda Balluku se ka abuzuar me investimet në infrastrukturë tha se kur PD të vijë në pushtet do të ndërtojnë me çmime reale dhe se paratë e shqiptarëve nuk do të shpërdorohen.
Kreu i PD akuzoi Ballukun se porosit biftek 1 mijë euro, ndërsa deklaroi se 12 miliardë eurot të investuara në infrastrukturë nuk dihet ku kanë shkuar.
Ai tha se kjo qeveri ndërton 1 km rrugë me një kosto 10 herë më të lartë sesa duhet të ishte.
“Ulet ministrja në darkë, porosit Lubia biftekun 1 mijë euro. Ju nuk e dini por gjyshit të saj, Enver Hoxha ja nxori për hundësh kecin. Ajo sheh shefin e vet që hap shishe vere 33 mijë euro, sa 200 pensione. Shkon në ndeshje sporti me 28 mijë euro bileta.
Rama me Ballukun kanë shpenzuar 12 miliardë euro për infrastrukturë. Ku janë? Ju tregoj unë ju. Rrugë kombëtare nga Hani i Hotit deri në Gjirokastër, nga Tirana në Elbasan, nga Korca në Qafë Pllocë kanë kushtuar 1 miliardë e 900 milionë. Kaq kanë kushtuar. Tani po të ndërtoheshin këto rrugë kombëtare do të kushtonin 30% më shumë. Kaq është rritur çmimi i ndërtimit. Por këtyre 1 km rrugë u kushton 10 herë më shumë. Ne do ndërtojmë me çmime reale dhe nuk do shpërdorohen paratë tuaja”, tha Sali Berisha.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128