
Francë, mori mesazhe kërcënuese, merret nën mbrojtje gjykatësi që dënoi Le Pen

Gjyqtarja Bénédicte de Perthuis është vënë nën mbrojtje dhe një patrullë oficerësh është vendosur para shtëpisë së saj.
Gjyqtari dënoi Marine Le Pen me katër vjet burgim, dy prej të cilave pa lirim me kusht me byzylyk elektronik, 100 mijë euro gjobë dhe pesë vjet pakualifikim me efekt të menjëhershëm për mashtrim dhe përvetësim.
Pas vendimit, i cili rrezikon të parandalojë Marine Le Pen që të kandidojë për herë të katërt për Elysee në vitin 2027, gjyqtarja ishte objektivi i “shumë mesazhesh kërcënuese”, gjë që bëri që forcat e sigurisë të rrisin mbikëqyrjen e shtëpisë së saj në Paris.
Në një mesazh të publikuar në X, ministri i Drejtësisë, Géerald Darmanin, i cilësoi si “të papranueshme në demokraci” kërcënimet “të bëra” ndaj magjistratëve të Gjykatës së Parisit në ngarkim të gjyqit për çështjen e asistentëve të Kuvendit Kombëtar.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128