Vjedhja e 41 mijë eurove, Gjykata e Durrësit lë në burg çiftin irlandez

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg çiftin irlandez që vodhën 41 mijë euro në Durrës pak ditë më parë.
Gjyqtarja Suela Xhani ka dhënë si masë sigurie “arrest në burg” për burrin dhe masë alternative për bashkëshorten: të paguaj garanci 5 mijë euro brenda pesë ditësh.
Nëse ajo paguan si garanci këtë shumë, masa e sigurisë për bashkëshorten do të ndryshoj në detyrim paraqitje dy herë në muaj pranë oficerëve të policisë gjyqësore deri në përfundim të hetimeve.
Pak ditë më parë, çifti irlandez u mori 41 mijë euro disa fëmijëve që kishin gjetur këtë shumë në një çantë në lagjen 13 të Durrësit duke u thënë të miturve se çanta ishte e tyre.
Me të marrë çantën çifti u nis në drejtim të Malit te Zi. Por teksa kuptuan se ishin zbuluar nga policia, vendosën të dorëzonin shumë e eurove në policinë e Shkodrës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


