
“Siguria është prioritet!”/ Komisioni Europian do të propozojë zgjerimin e rolit të Europol në vendet e BE! Synohet të forcohet dhe agjencia kufitare Frontex

Komisioni Europian, ka njoftuar se do të propozojë zgjerimin e rolit të agjencisë së bashkëpunimit të organeve të rendit të BE-së, Europol, dhe përmirësimin e qasjes së forcave të rendit në të dhëna, si pjesë e një strategjie për të përmirësuar sigurinë e brendshme të bllokut.
Përballë sfidave gjeopolitike, kërcënimeve dhe krimit në internet, Evropa po shqyrton mënyra për të luftuar më mirë krimin e organizuar, për të përmirësuar punën e policisë dhe për të luftuar më mirë terrorizmin, shkruan Reuters.
Në strategjinë e re, Komisioni kërkoi më shumë burime për forcimin e organeve të rendit dhe investime në agjenci më të forta të BE-së.
“Ne do ta bëjmë Europol një agjenci të vërtetë operative policore,” tha Zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit Europian për çështjet e sigurisë, Henna Virkkunen, për Reuters.
“Europol, sigurisht, ka nevojë për më shumë burime,” shtoi ajo, duke theksuar se mandati aktual i agjencisë nuk përfshin kërcënimet hibride, sabotime dhe se në të ardhmen Europol do të jetë në gjendje të ndihmojë shtetet anëtare të trajtojnë më shumë lloje krimesh ndërkufitare.
Komisioni planifikon të miratojë një propozim ligjor për transformimin e Europol në vitin 2026, sipas strategjisë së re.
Virkkunen po ashtu theksoi se Komisioni propozon forcimin e agjencisë kufitare Frontex dhe reformimin e agjencisë së bashkëpunimit të drejtësisë penale EUROJUST, si dhe ndihmën për shtetet anëtare në sigurimin e infrastrukturës fizike dhe dixhitale.
“Siguria është vërtet prioritet në gjithçka,” tha zëvendëspresidentja ekzekutive.
Komisioni njoftoi gjithashtu se do të paraqesë një udhërrëfyes për “qasje të ligjshme dhe efektive në të dhëna nga autoritetet e zbatimit të ligjit”, duke ruajtur një ekuilibër me mbrojtjen e privatësisë.
Virkkunen tha se policia dhe organet e rendit nuk kanë mjetet e nevojshme për epokën dixhitale.
Sipas saj, autoritetet policore sot nuk kanë mjetet e nevojshme për epokën dixhitale, ndaj është e rëndësishme të arrihet ekuilibri i duhur midis privatësisë dhe sigurisë.
“Por, sigurisht, është shumë e rëndësishme që të kemi balancën e duhur këtu, kur bëhet fjalë për privatësinë dhe qasjen në të dhëna,” shtoi ajo.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128