
Gjergji Nika: "Prona, zinxhiri i rëndë në qafën e ekonomisë së Shqipërisë"

Në një reagim të fortë në rrjetet sociale, Gjergji Nika, kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun Vlorë, ka denoncuar problemin e pazgjidhur të pronësisë, duke e konsideruar atë pengesën kryesore për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
“Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ende nuk ka zgjidhur çështjen e pronës. Përgjegjësia më e madhe nuk është vetëm e kundërshtarit politik, por edhe e Partisë Demokratike, që ka detyrimin historik për ta zgjidhur këtë situatë të rëndë", deklaron Nika. Sipas tij, 80% e pronarëve shqiptarë nuk zotërojnë titujt e pronësisë, duke u kthyer kështu në pengesën më serioze për ekonominë kombëtare dhe familjare.
Gjergji Nika thekson rëndësinë e një reforme të thellë pronësore, duke vlerësuar se pa zgjidhjen e këtij problemi, ekonomia e vendit mbetet në stanjacion dhe pa perspektivë zhvillimi. Ai propozon kompensimin e plotë të pronarëve, duke u mbështetur në mekanizma ligjorë që garantojnë pronën si një e drejtë të shenjtë dhe të patjetërsueshme. "Kthimi 100% i pronës tek i zoti është hapi i parë drejt një Shqipërie moderne dhe europiane," shton Nika.
Koalicioni Euroatlantik e ka prioritet absolut zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje, duke marrë përsipër barrën financiare dhe ligjore për kompensimin e plotë të pronarëve. "Shqipëria mund të mbijetojë pa e zgjidhur këtë problem, por kurrë nuk mund të zhvillohet pa pronën në duart e pronarëve legjitimë," përfundon kandidati Gjergji Nika.
*Gjergji Nika, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik, aktualisht është Kryetar i Degës së Partisë Demokratike - Demokratët Euroatlantikë në Vlorë. Ai angazhohet për luftën kundër korrupsionit dhe promovimin e drejtësisë sociale dhe ekonomike.
---
Postimi i plotë
Shqipëria është i vetmi vend i cili nuk ka zgjidhur problemin e pronës. Kush është fajtor për këtë? Sigurisht në majë të gjuhës kemi kundërshtarin tonë politik, padiskutim që është ai fajtor.
Por, fajtori më i madh për zgjidhjen e problemit të pronës është edhe Partia Demokratike.
Kjo parti duhet të marrë përgjegjësinë historike për moszgjidhjen, madje për katranosjen edhe më tej të problemit të pronës, duke filluar me ndjesën më të thellë ndaj çdo pronari.
Por ndjesa nuk mjafton!!
Ne si forcë e djathtë besojmë tek prona dhe tek shenjtëria e saj. Mbi të gjitha, ne besojmë se mbi 80% e pronarëve shqiptarë, që sot nuk kanë letrat e pronave të tyre në dorë, janë zinxhiri më i rëndë, në qafën e ekonomisë së Shqipërisë.
Imagjinoni një pronar që sot i thonë ish-pronar që nuk ia kthejnë pronën, megjithëse është e lirë.
Imagjinoni dikë tjetër që ia kanë zënë pronën dhe i thonë se do ta kompensojmë me 3, 4, apo 5% të vlerës së tregut.
Ndërkohë, që edhe ai që ia ka zënë pronën po kështu vërtitet sa tek legalizimet, tek drejtoritë e titujve të pronës së 7501-it.
80 në 100 shqiptarë nuk kanë letrat e pronës.
Nuk jemi në mesjetë, jemi më keq.
Ky është një problem që shoqëritë moderne e kanë zgjidhur prej 600 vjetësh, e në Shqipëri vazhdon të peshojë në bilancin e ekonomisë kombëtare dhe në bilancin e ekonomive familjare.
Nuk ka reformë më të rëndësishme për Shqipërinë evropiane, se ta zgjidhim një herë e mirë, pasigurinë e pronës dhe të kthejmë në një mënyrë ose në një tjetër, 100%, pronën tek i zoti.
Fatura për të kthyer vlerën e plotë pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist apo nga 7501 post-komunist, është mbi 8 miliardë euro.
Ne jemi të vetëdijshëm se pa një mekanizëm që zhbllokon këtë situatë një herë e mirë, Shqipëria mbijeton por nuk mund të zhvillohet.
Voto Numrin 4 |
#KoalicioniEuroatlantik |
#ShqipëriaMeritonMëShumë

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128