Zbulohet shifra se sa milionë dhuroi Elon Musk për fushatën e Donald Trump...

9 Nëntor 2024, 00:01 / BOTA ALFA PRESS

Zbulohet shifra se sa milionë dhuroi Elon Musk për fushatën e

Donald Trump u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit të kaluar, dhe një nga faktorët kryesorë të kësaj fitoreje ishte mbështetja financiare nga manjati i teknologjisë, Elon Musk. Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Trump, dha mbi 119 milionë dollarë për të financuar një Super PAC që synonte ri-zgjedhjen e ish-presidentit, dhe kjo kontribuoi dukshëm në rezultatet e fushatës.

Musk e përdori jo vetëm pasurinë e tij, por edhe njohuritë operacionale për të mbështetur publikisht Trumpin, një veprim që bie në kundërshtim me qasjen tradicionale të udhëheqësve të biznesit, të cilët shpesh preferojnë të ndikojnë në politikë në prapaskenë. Erik Gordon, president i departamentit të ndërmarrësisë në Shkollën e Biznesit të Universitetit të Miçiganit, shpjegon se Musk e ka bërë këtë mbështetje të dukshme dhe të hapur, një rast i rrallë për CEO-të dhe njerëzit e njohur të biznesit që zakonisht preferojnë t’i mbajnë marrëdhëniet e tyre me politikën private.

Në vend të mbledhjeve të shtrenjta dhe ekskluzive për mbledhjen e fondeve, Musk zgjodhi të ishte aktiv në mbështetje të Trump dhe madje mori pjesë si folës në natën e fitores. Ai ofroi miliona për ata që ndihmuan në shtimin e votave për Trumpin, duke e bërë mbështetjen e tij të dukshme dhe të drejtpërdrejtë.

Ky angazhim i Musk është një shembull i qartë i mënyrës së tij të ndryshme të të bërit politikë, duke dalë hapur për të mbështetur Trumpin dhe duke sfiduar praktikat tradicionale të biznesit që zakonisht i mbajnë këto angazhime pas perdeve.

 

ide