Zelensky: Putin gënjen presidentin Trump për të shmangur sanksionet

12 Qershor 2025, 16:45 / BOTA ALFA PRESS

Zelensky: Putin gënjen presidentin Trump për të shmangur

Presidenti Trump e sheh që rusët nuk janë shumë të hapur dhe të ndershëm në lidhje me luftën dhe unë thjesht mendoj se Rusia po e gënjen Trumpin, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelkensky në një intervistë me tabolidin gjerman ”Bild”.

”Për Putinin është e rëndësishme të tregojë se ekziston një urë diplomatike midis Rusisë dhe Ukrainës, në mënyrë që të mos vendosen sanksione të reja ndaj Rusisë”, theksoi ai.

”Cari Putin thjesht po kërkon arsye për të sulmuar. Ai nuk dëshiron t’i japë fund luftës”, tha Zelensky. Zelensky më pas hedh poshtë si “narrativë ruse” njoftimet se Moska është fituese e luftës.

”Ushtria ukrainase është duke u mbrojtur nga një ofensivë e re për gati tre javë dhe rusët nuk janë shumë të suksesshëm, për ta thënë butë”, thotë ai.

 

Po ndodh...

ide