
Zhduket në ishullin grek një turist amerikan, disa ditë pasi u gjet i vdekur prezantuesi britanik

13 Qershor 2024, 15:29 / BOTA
Zyrtarët grekë po e kërkojnë një turist amerikan që u zhduk pasi doli për t’u ngjitur në mal vetëm në ishullin Amorgos.
Autoritetet kanë thënë se Albert Calibet u zhduk të martën kur miqtë e tij raportuan se nuk ishte kthyer nga mali.
Disa ekipe kanë marrë pjesë në kërkim, përfshirë edhe vullnetarë, raportoi BBC.
Zhdukja e tij ndodhi disa ditë pasi prezantuesi britanik Michael Mosley u zhduk në ishullin grek Symi dhe trupi i tij u gjet katër ditë më vonë.
Ekipet po e kërkojnë në tokë dhe në det për Calibetin.
Autoritetet kanë thënë se mali nëpër të cilin u nis Calibet nuk është i vështirë, por se ai mund të ketë ndryshuar udhë duke zgjedhur ndonjë rrugë më të vështirë.

Për paranojën dhe alibinë: "SPAK-u i partisë na e ka fajin"
Nga Namir Lapardhaja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128