Zhvendoset protesta/ Fermerët pushtojnë qendrën e Athinës me traktorë

Qindra fermerë nga e gjithë Greqia kanë zhvendosur protestën e tyre në qendër të Athinës, duke u grumbulluar me traktorë në sheshin Syntagma, përballë Parlamentit grek.
Karvani i mjeteve bujqësore mbërriti rreth orës 16:45, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se do të qëndrojnë gjatë natës në shesh dhe pritet të largohen deri në mesditën e së shtunës. Protesta është koordinuar nga një komitet mbarëkombëtar që drejton bllokimet e rrugëve në disa rajone të vendit.
Në shenjë solidariteti me fermerët, sindikatat kanë thirrur një tjetër tubim në të njëjtin vend, kundër projektligjit të qeverisë për marrëveshjet kolektive të punës. Demonstratës i janë bashkuar edhe studentë, të cilët marshuan nga sheshi Omonia drejt Syntagmës.
Autoritetet greke kanë njoftuar masa të posaçme për menaxhimin e trafikut në qendër të Athinës dhe në autostradat kryesore të rajonit të Atikës. Policia paralajmëroi se kufizimet mund të ndryshojnë në varësi të situatës dhe u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të ndjekin udhëzimet zyrtare.
Po ndodh...
ide
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128