Zjarr në një ndërtesë 13-katëshe në Turqi, ndërrojnë jetë një grua dhe tre fëmijë

Një grua dhe tre fëmijë vdiqën të enjten kur një zjarr shpërtheu në një ndërtesë 13-katëshe në Diyarbakir, një qytet kryesisht kurd në Turqinë juglindore, thanë autoritetet lokale. Guvernatori i qytetit, Murat Zorluoglu, tha se zjarri shpërtheu rreth orës 6:30 të mbrëmjes.
“Më shumë se 30 persona” u nxorën me nxitim nga ndërtesa trembëdhjetëkatëshe, përfshirë 17 të cilët u desh të shtroheshin në spital sepse ishin helmuar nga “tymi shumë i dendur”, shtoi ai.
Katër persona humbën jetën tre fëmijë dhe një nënë shtoi ajo, pa specifikuar nëse ishin fëmijët e saj. Megjithatë, deputeti vendas Memet Galip Ensarioglu sqaroi se të gjitha viktimat i përkisnin “të njëjtës familje”.
Pamjet e filmuara në vendngjarje tregojnë ekipet e shpëtimit që largojnë me nxitim banorët me ndihmën e vinçave dhe flakët që ngrihen nga çatia.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
