Zjarr në spitalin e Hamburgut, 3 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu në një spital në qytetin verior gjerman të Hamburgut . Më shumë se 50 persona u plagosën, 16 prej tyre rëndë.
Zjarri filloi pak pas mesnatës në njërën nga ndërtesat e Spitalit Marien në lagjen Hohenfeide të qytetit. Tymi i dendur përfshiu më pas të gjitha katet e ndërtesës.
Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, i cili shpërtheu në një dhomë në departamentin e kujdesit geriatrik në katin përdhes të ndërtesës.
Në orët e para të së dielës, autoritetet raportuan se zjarri ishte shuar. Një kontingjent i madh personeli të shërbimit të urgjencës u vendos për të kontrolluar zjarrin dhe për të sjellë në siguri ata që ishin në spital.
“Pacientët që ishin në ndërtesën e prekur janë evakuuar”, thanë zyrtarët.
Disa nga pacientët e plagosur po trajtoheshin në departamentin e urgjencës së spitalit, ndërsa të tjerë u dërguan në spitalet aty pranë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

