Zv.presidenti i Trump flet pas sulmit të SHBA-ve ndaj Iranit: S’jemi në luftë me Teheranin! Nuk kërkojmë ndryshim të regjimit

22 Qershor 2025, 17:04 / BOTA ALFA PRESS

Zv.presidenti i Trump flet pas sulmit të SHBA-ve ndaj Iranit: S’jemi

Zëvendëspresidenti i Donald Trump, JD Vance ka folur për mediat amerikane lidhur me sulmet e SHBA-ve ndaj tre objekteve bërthamore të Iranit.

Vance tha se nuk ka frikë se luftimet me Iranin do të zgjaten më tej.

“Ne nuk jemi në luftë me Iranin. Ne jemi në luftë me programin bërthamor të Iranit”, këmbënguli ai.

Ai shtoi se SHBA-të nuk duan ndryshim të regjimin në Teheran, diçka që ministrat e lartë izraelitë e kanë kërkuar vazhdimisht.

Vance vazhdoi duke thënë se SHBA-të “nuk kanë interes” të vendosin ushtarë amerikanë në terren.

Vance ndoqi shembullin e Donald Trump kur erdhi në detyrë, me presidentin që u zotua të mos e përfshijë Amerikën në asnjë “luftë tjetër të përjetshme”.

Vendimi për të goditur Iranin ka shkaktuar një lloj përçarjeje brenda bazës MAGA të Trump, dhe zërat kryesorë tani po kërkojnë të sigurojnë se ky është sulm i veçuar dhe se nuk do të ketë sulme të tjera.

 

Po ndodh...

ide