Detaje nga vdekja e 3 shqiptarëve në Maqedoni: U nisën drejt aeroportit për të marrë motrën e nuk u kthyen më kurrë!

I afërmi i tre shtetasve shqiptarë nga Kosova që humbën jetën si pasojë e një aksidenti në afërsi të pikëkalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka zbuluar detaje tragjike nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin publik.
Sipas Fatmir Beqirit, Ejup Tërnava që e drejtonte automjetin, së bashku me bashkëshorten kishin shkuar për ta marrë motrën e tij në aeroportin e Shkupit, kur papritmas ndodhi aksidenti tragjik që u mori jetën në vend.
“Të gjitha informatat që ju i keni pasur janë të drejta, janë reale, nuk ka asnjë spekulim. Kontakti i fundit ka qenë nëpërmjet kamerave të shtetit maqedonas rreth orës 22:38, pastaj ata kanë humbur gjurmët. Ejupi si shofer e ka humbur rrugën, ka hyrë në një rrugë qorre dhe prej aty pastaj…ajo që ka ndodhur”, tha ai.
Më tej, i afërmi i viktimave pretendon se shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë mungesa e sinjalistikës rrugore.
“Në kuptimin që asnjë informatë, asnjë sinjalistikë nuk ka ekzistu në vendin e ngjarjes. Unë jam prej të parëve që kam shkuar personalisht atje mbrëmë dhe s’kam parë asnjë shenjë”, është shrpehur Beqiri në një lidhje telefonike për T7.
Sakaq bëhet se Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut është angazhuar për transportimin e trupave të viktimave drejt vendlindjes së tyre.
Zemërthyer familjarë kanë reaguar për ngjarjen e rëndë, ndërsa bëjnë me dije se në vijim do të japin dhe detaje mbi ceremoninë mortore të viktimave.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128