Edi Rama shkon në Malin e Shenjtë të Athos, kalon natën në manastirin ku lutesh për të ndodhur "mrekulli"

17 September 2026, 18:53 / POLITIKË ALFA PRESS
Edi Rama shkon në Malin e Shenjtë të Athos, kalon natën

Ndërkohë që Protesta e madhe e shqiptarëve që i kërkon dorëheqje të panegociueshme dhe po mbush 4 muaj, kur laku i hetimeve të SPAK po ngushtohet rreth tij, kryeministri Edi Rama duket se ka nevojë për një mrekulli të Zotit.

Ai së bashku me djalin e tij Gregor Rama dhe prefektin e Vlorës Vangjel Tavo, kanë udhëtuar ditën e djeshme drejt Greqisë, për të shkuar në shtetin Monastik të Athosit dhe në manastirin e shenjtë të madh të Vatopedhit, ku besohet se lutjet mund të sjellin mrekulli.

Sipas medieve greke, Edi Rama dhe djali I tij, kanë kaluar natën në këtë manastir për tu larguar prej andej vetëm mëngjesin e sotëm.

Sipas informacioneve dhe fotove të bëra publike, kryeministri mbërriti herët në mëngjes në Portin e Dafnit dhe më pas u takua me guvernatorin civil të Malit të Shenjtë, Alkiviadh Stefanin. Në vijim, u drejtua për në Manastirin e Shenjtë e të Madh të Vatopedhit, ku u prit nga igumeni, Jerond Efremi, dhe vëllazëria e manastirit.

Mediet vendase raportojnë se kryeministri shqiptar u shpreh i impresionuar nga arkitektura dhe piktura e manastirit, duke shprehur admirimin e tij. Gjithashtu, ai deklaroi se ka njohuri për Filokalinë athonite dhe traditën e pasur të Shtetit Monastik të Athosit.

Mali Athos (Agion Oros – Mali i Shenjtë) ndodhet në veri të Greqisë, në gadishullin e Kalkidikisë, në një nga tre “gishtat” që futen në Detin Egje. Është një territor prej rreth 33 mijë hektarësh, me male, pyje dhe një vijë bregdetare shumë të thyer.

Një nga veçoritë më të njohura është se gratë nuk lejohen të hyjnë në territorin e Athosit, ndërsa për burrat vizita është e mundur vetëm me leje të posaçme (diamonitirion) dhe me kufizime të numrit të vizitorëve, ndaj kryeministri ka qenë pa bashkëshorten Linda Rama dhe djalin Zaho. Por në këtë udhëtim shoqërohej nga kryetari I bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo.

Manastiri i Madh i Shenjtë i Vatopedhit (Vatopedi) ndodhet në bregun verior të Gadishullit të Athosit, në një gji të vogël të Detit Egje. Territori i tij shtrihet në pjesën qendrore të bregut verior të Athosit. Është i dyti në hierarkinë e 20 manastireve të Athosit, pas Manastirit të Madh të Lavrës. UNESCO vlerëson se në Athos sot mund të jetojnë 1400 murgj.

Manastiri ku Edi Rama ka kaluar natën, ruan disa ikona të Hyjlindëses që në traditën ortodokse konsiderohen “mrekullibërëse”. Besimtarët u luten atyre për ndihmë, shërim, mbrojtje dhe ndërmjetësim.

Po ndodh...

ide