Tost francez në tavë

15 September 2026, 09:47 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Përbërësit:

10 feta buke të vogla
4 vezë
400 ml qumësht
1 vanilje
1 lugë e vogël kanellë
4 lugë sheqer
Boronica, mjedra dhe manaferra nga ngrirja
Gjalpë 50 g dhe pak sheqer për sipër

Përgatitja:

Rrahim vezët me sheqerin pak kripë, vanilje, kanellë dhe qumështin. Zhysim fetat e bukês për disa çaste duke i kthyer disa herë dhe i rreshtojmë te tava e lyer me gjalpë, shtojmë frutat e pyllit dhe qumështin që mbeti në tas. Pak gjalpë dhe sheqer sipër sa të karamelizohen, në furrë për 20 minuta me 180 gradë.

Receta nga zonja Mirela

Po ndodh...

ide