Një kontratë gazsjellësi dhe heqja e sanksioneve ndaj Dodik, demokratët hetojnë politikën e Trump në Ballkan

Demokratët në Komisionin për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve po përgatiten për një mbikëqyrje më të fortë të politikës së administratës së presidentit Donald Trump në Ballkan, nëse partia fiton shumicën.
Sipas “Semafor”, demokratët në nënkomisionin për Evropën do të publikojnë të martën një raport që ngre një sërë pikëpyetjesh mbi politikën e administratës në rajon.
Raporti i kongresistit demokrat Bill Keating përfshin një letër të paraportuar më parë, ku ngrihen shqetësime mbi mënyrën se si administrata inkurajoi zyrtarët në Bosnjë-Hercegovinë t’ia jepnin një kontratë kyçe gazsjellësi një kompanie në pronësi të Joseph Flynn, vëllait të ish-këshilltarit të Trump, Mike Flynn.
Dokumenti përmban gjithashtu përgjigjen e administratës ndaj kësaj letre dhe një tjetër komunikim që kundërshtonte vendimin për heqjen e sanksioneve ndaj udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorad Dodik.
Keating, demokrati më i lartë në nënkomisionin për Evropën, është mbështetur nga të gjithë demokratët e tjerë të panelit, si dhe nga demokrati më i lartë në Komisionin e Punëve të Jashtme.
Raporti ngre veçanërisht pikëpyetje mbi përpjekjet e Joseph Flynn dhe Jesse Binnall për ndërtimin e Gazsjellësit të Interkonjeksionit Jugor të Bosnjës, një projekt me vlerë rreth 1.16 miliardë dollarë.
Sipas raportit, ata synuan projektin “pavarësisht se nuk kishin përvojë të mëparshme në sektorin e energjisë apo në rajon”. Dokumenti pretendon se dyshja kërkoi të përfitonte nga sektori energjetik i Bosnjës “në kurriz të popullit boshnjak”.
“Jam i shqetësuar se dhënia e mundshme e kësaj kontrate një kompanie pa përvojë zvogëlon gjasat që gazsjellësi të vihet në funksion”, i shkroi Keating Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, në prill.
“Për më tepër, lidhjet personale dhe politike mes AAFS-së dhe administratës Trump përfaqësojnë një konflikt të padrejtë interesi”, shtoi ai.
Një zyrtar i Departamentit të Shtetit u përgjigj se vendimet për koncesionin dhe përzgjedhjen e një kompanie amerikane si investitor kryesor ishin “zgjedhje sovrane të zyrtarëve të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës”.
Binnall, nga ana tjetër, deklaroi se përfshirja e kompanisë nisi pasi “zyrtarët e qeverisë boshnjake iu drejtuan drejtpërdrejt AAFS-së”, duke e cilësuar gazsjellësin një infrastrukturë me rëndësi kritike për të ardhmen energjetike të rajonit dhe Shteteve të Bashkuara.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128