Nis seanca në Hagë për krerët e UÇK-së në Hagë, dalin pamjet e para të Veselit dhe Thaçit nga salla

Ka nisur në Hagë seanca në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një nga momentet më të shumëpritura të këtij procesi.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë para trupit gjykues të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ku sot pritet të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë.
Në pamjet nga salla e gjyqit, Kadri Veseli është parë i buzëqeshur, ndërsa Hashim Thaçi është shfaqur i qetë në momentet e para të seancës. Edhe Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndodhen në sallë, përballë trupit gjykues.
Seanca është e hapur për publikun dhe po transmetohet përmes platformave të Dhomave të Specializuara të Kosovës, me një vonesë prej rreth dhjetë minutash. Transmetimi po zhvillohet në tri gjuhë, shqip, anglisht dhe serbisht.
Aktgjykimi që pritet të shpallet sot vjen pas një procesi të gjatë gjyqësor ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përballen me akuza për gjashtë pika për krime kundër njerëzimit dhe katër pika për krime lufte. Të katër ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm ndaj të gjitha akuzave.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128