Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, fillon festa në Prishtinë pas rënies së akuzave për krime lufte dhe kundër njerëzimit
16 September 2026, 11:06 / KOSOVA
Gjykata Speciale në Hagë gjatë seancës gjatë procesit gjyqësor ka theksuar se nuk ka konstatuar krime kundër njerëzimit dhe krime lufta nga katër ish-udhëheqësit e UÇK-së pas 20 qershorit 1999. Kjo ka sjellë që akuza për krime kundër njerëzimit dhe për krime lufte kanë rënë për secilin prej katërshes së UÇK-së.
Kjo deklaratë ka sjellë që qytetarët e mbledhur në shesh në Prishtinë të shpërthejnë në festë. Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët brohorasin dhe valëvisin flamujt e UÇK-së.
Në Gjykatën Speciale ende po zhvillohet seanca për vendimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë teksa qytetarët kanë shprehur shpresën e tyre për lirimin e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
Nga Ermal Peçi
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
Nga Azgan Haklaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128