Gjyqi ndaj krerëve të UÇK në Hagë, bie akuza e krimeve kundër njerëzve civilë

Një nga konkluzionet e para të trupit gjykues gjatë leximit të aktgjykimit lidhet me akuzat për krime kundër njerëzimit.
Gjykata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga katër udhëheqësit e UÇK-së.
Gjatë seancës, gjyqtarët deklaruan se nuk janë bindur se personat e shënjestruar mund të cilësohen si "popullatë civile", një element që lidhet me vlerësimin e këtyre akuzave.
Ky është një nga vlerësimet që trupi gjykues po paraqet gjatë leximit të aktgjykimit, ndërsa seanca në Hagë vijon.
Gjatë shpalljes së aktgjykimit në Hagë, gjyqtari Charles Smith deklaroi se "nuk mund të cilësohen si krime lufte, nuk përmbushen kriteret në lidhje me këto krime."
Përpara se të hynte në shqyrtimin e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kryesuesi i trupit gjykues, Charles Smith, paraqiti rrethanat historike që, sipas gjykatës, paraprinë ngjarjet që po shqyrtohen në këtë proces.
"Në dhjetor 1989 u krijua LDK-ja, e udhëhequr nga Ibrahim Rugova, e cila ishte një nga partitë kryesore politike në Kosovë. Kundërshtimi i regjimit serb në Kosovë do ta çonte vendin drejt pavarësisë, fillimisht përmes metodave paqësore, por më vonë nisi të mbështetej edhe rezistenca e armatosur. Në fillim të viteve ’90, në Kosovë nisi rezistenca e armatosur, e udhëhequr nga LPRK-ja, e cila më pas u quajt Lëvizja Popullore e Kosovës. Në prill 1993 nisën përgatitjet për luftë të armatosur, ku përfshiheshin edhe sulmet kundër forcave serbe. UÇK-ja u shfaq në vitet ’90 dhe paraqitjen e saj publike e bëri më 28 nëntor 1997. Ndër synimet e UÇK-së ishte pavarësia e Kosovës" tha ai.
Ky ishte kapitulli i parë i leximit të aktgjykimit, përpara se trupi gjykues të kalonte te analiza e akuzave dhe provave ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128