Sot jepet vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së/ Endrit Thaçi dhe familjarët e ish-presidentit futen në objektin e Gjykatës Speciale

16 September 2026, 09:28 / KOSOVA ALFA PRESS

Djali i Hashim Thaçit, Endriti, është parë këtë mëngjes në ambientet e Gjykatës Speciale në Hagë, i shoqëruar nga vëllezërit e ish-presidentit të Kosovës.

Familjarët e Hashim Thaçit kanë mbërritur në institucionin ku sot zhvillohet seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në Hagë pritet të shpallet vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, në një nga momentet më të rëndësishme të këtij procesi gjyqësor. Për shpalljen e aktgjykimit ka pasur interesim të lartë, ndërsa pranë objektit të Gjykatës Speciale janë mbledhur familjarë, qytetarë dhe gazetarë të shumtë.

 

 

Po ndodh...

ide